AlbanianSport.com 16.03.2016 10:40
ASNN – Pas përjashtimit nga Federata Botërore e tenisit, për Maria Sharapovën vjen një tjetër dënim. Eshtë Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila e ka ndërprerë bashkëpunimin me tenisten ruse, duke i hequr edhe titullin “Ambasadore e Vullnetit të Mirë”. Këtë titull ajo e mbante që nga viti 2007.
Maria Sharapova nuk do të jetë më ambasadore e vullnetit të mirë në Kombet e Bashkuara. OKB-ja e ka ndërprerë bashkëpunimin që tenistja ruse kishte me këtë organizatë dhe i ka hequr titullin, pasi ajo doli pozitiv në testin antidoping të bërë disa ditë më parë.
Ishte vetë kampionia 28-vjeçare që bëri të ditur se ishte dalë pozitive në testin antidoping për përdorimin e substancës tashmë të ndaluar, “meldonium. Ky test ishte bërë përpara nisjes së turneut të rëndësishëm të tenisit, “Australian Open 2016”. Edhe Federata Botërore e Tenisit e ka pezulluar Sharapovën nga të gjitha turnetë sportive që organizon.
Pas këtij vendimi nisi hetimin edhe OKB, e cila pasi vërtetoi pozitivitetin e tenistes ruse në përdorimin e dopingut e përjashtoi atë nga organizata dhe i hoqi të drejtën e mbajtjes së titullit ambasadore e vullnetit të mirë. Maria Sharapova e mbante këtë titull që nga viti 2007.