AlbanianSport.com 09/01/2018 12:25
ASNN – Jurgen Klop nuk e mori në Beograd, Shaqiri kthehet në çështje tek Liverpuli dhe kërkon largimin. Lënia e Xherdan Shaqirit jashtë skuadrës së Liverpulit për ndeshjen e kthimit në Beograd ndaj Crvena Zvezdës (Yllit të Kuq), u përshkrua me diskutime dhe debate të gjera në median sportive në Britani, Gjermani e sidomos në Zvicër, ku Shaqiri është pjesë e kombëtares helvete.
Vetë lojtari në momentin e parë preferoi të heshtë, ndërsa trajneri Jurgen Klop deklaroi para mediave se po shkonin në Beograd të luanin futboll e jo politikë. Pikërisht një deklaratë e tillë shkaktoi “tërmet” në shtypin sportiv evropian, pasi qëndrimi i vetë trajnerit gjerman të Liverpulit u cilësua politik. “Shpresoj që Shaqiri të më mirëkuptojë”, – deklaronte Klop.
Por mediat angleze sot shkruajnë se Xherdan Shaqiri po bën gati valixhet për të ikur na janar nga Liverpuli dhe ka qenë pikërisht lënia e tij jashtë skuadrës për këtë qëllim që e ka bindur të mos vazhdojë më tej me Liverpulin. Natyrisht, nuk është marrë ende një vendim zyrtar, por sipas mediave angleze shqiptari e ka parë veten të fyer, në një ndeshje ku ai ka dëshiruar të japë kontributin e tij për skuadrën.
Gallatasaraji ka nisur të shprehë interesim për ta marrë shqiptarin në Stamboll, kurse mediat zvicerane thonë se nuk është vetëm çështja e lënies jashtë skuadrës për duelin e Beogradit ndaj Crvenza Zvezdës ku Liverpuli humbi 2-0, por edhe fakti se shqiptari po merr pak minuta në fushë, kryesisht si zëvendësues, gjë që nuk e pëlqen. Shaqiri dëshiron vend në formacion, prapa tredhëmbëshit të sulmit Salah-Mane-Firmino.
Gjë që Klopi nuk ia ka dhënë për momentin. Ai erdhi me shumë bujë tek Liverpuli për shifrën e 17 mln Eurove në verën e këtij viti, por kur kanë kaluar 5 muaj, ende “xhuxhi” shqiptar nuk është ingranuar titullar në radhët e të kuqve. Këtë gjendje shqiptari nuk po e duron dhe po t’i shtohet rasti i fundit i lënies jashtë skuadrës për qëlime politike, atëherë largimi shihet i pashmangshëm.