AlbanianSport.com 08.01.2016 08:40
ASNN – Një tjetër futbollist me origjinë shqiptare bën kapërcimin në futbollin e madh evropian. Evertoni ka zyrtarizuar blerjen e Shani Tarashaj nga Gras’hopersi. Klubi anglez shpenzoi 3 milionë stërlina, ose diçka më tepër se 4 milionë euro për futbollistin 20-vjeçar.
Siqodoftë, për të bërë debutimin në Premier League, mesfushori nga Prizreni duhet të presë sezonin e ardhshëm, pasi klubet kanë rënë dakord që ai të qëndrojë në formë huazimi te skuadra aktuale.
Shani Tarashaj konsiderohet si një talent, ndërsa aktualisht është pjesë e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Zvicrës. Por në të ardhmen, nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.