Gjergj Vyshka 28.12.2016 14:35
16 me 0 për kandidatin e vetëm për president, Eduard Shalsi, i cili ka premtuar angazhimin e tij maksimal për sportin e katrorëve bardhezi: “Mos prisni mrekullira, por gjithë së bashku të bëjmë mirë për këtë sport”.
Ndërkohë, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinçi, ka bërë raportin vjetor të veprimtarive dhe financiare.
E më pas asambleja zgjedhore e shahut është përshëndetur nga Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.
Në votimet për kryesinë e re janë zgjedhur: Adrian Pustina, me 16 vota, Erald Dervishi, me 16 vota, Shpëtim Nazarko, me 14 vota, Rozana Gjergji (Çima), me 13 vota, Florian Vila, me 12 vota, dhe Kujtim Sejdini, me 8 vota.
Kësisoj, ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e Shahut, Pilinçi, ka bërë edhe një falënderim për ish-presidentin Rezart Taçi, shahu ka bërë formalitetin dhe Eduard Shalsi është presidenti i ri i katrorëve bardhezi.