Shah / Thirrja e Shehut: Ktheni traditën e katrorëve bardhezi në Berat

Share Button

Shah-bardhezi

AlbanianSport.com 26.11.2016 18:45

ASNN – Shahu në Berat është një nga sportet më të njohura në qytet, por shqetësimi kryesor i dashamirësve të këtij sporti është mungesa e Tomorit në Kampionatin Ekipor. Dhe ky është edicioni i 9-të radhazi që Tomori mungon në Kampionatin Ekipor, ndaj dhe specialistët e shahut në Berat ndihen të shqetësuar. Por në të njëjtën kohë shqetësimi tjetër është dhe evidentimi i talenteve, ndonëse Artur Shehu mundohet të sponsorizojë shahun në Berat.

Madje duke e kthyer ish-shtëpinë e Ushtarakëve në Berat në sallë shahu. Dhe nëpërmjet një prononcimi për “Sport Ekspres” ai ka kërkuar të sensibilizojë drejtuesit e Bashkisë së Beratit për të menduar më shumë për shahun. “Mungesa e Tomorit në kampionatin ekipor më ka sjellë një keqardhje të madhe, sepse pash që në kampionat kishte dhe ekipe të panjohura, – ka thënë ai. – Madje ekipe me shahistë të huazuar, të cilët zënë dhe vende nderi.”

“Familjes së madhe të shahut shqiptar i mungon Tomori, ndaj kjo duhet t’i shqetësojë të gjithë, – ka vijuar Shehu. – E kjo jo vetëm për faj të drejtuesve të Bashkisë së Beratit dhe klubit shumësportësh “Tomori”, por dhe për neglizhencë të Federatës Shqiptare të Shahut. Këta të fundit duhet të kuptojnë që për traditën që ka shahu në Berat qëndron mbi të tjerët. Dhe meriton një tjetër përkujdesje. Jo vetëm kaq, por emërimi i një mjeshtri të FIDE-s si Leonard Kolani në krye të shahut beratas është një vepër që duhet përshëndetur nga Bashkia.”

“Por ajo që nuk kuptoj është se si trajneri nuk ka marrë mundimin të organizojë ekipin kur në kampionat merrnin pjesë me shahistët e Tomorit, Naftëtari, Skrapari apo dhe Roskoveci, – ka vijuar ai. – E sot nuk merret pjesë se nuk ka lekë. Dhe unë fajësoj klubin shumësportësh Tomori dhe Bashkinë e Beratit që nuk po e vlerësojnë shahun. Madje mbyllën paturpësisht shahun në Qendrën Kombëtare të Fëmijëve. Një keqardhja kam dhe për Kolanin, i cili po investon për të ardhmen me krijimin e Akademisë, por duhet të ishim përfaqësuar me të rriturit.”

“Ne kemi një traditë kur kemi emra si Arben Dardha, Fotjon Petritaj, Hyqmet Dardha, Leonard Kolani, apo dhe Llambi Qendro. Me këta Tomori do të pretendonte titullin dhe nuk ka nevojë për të huazuar shahistë tek të tjerët. Ndaj duhet t’i rikthejnë sytë nga krijimi i shahut”, – ka përfunduar Artur Shehu.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

AlbanianSport.com 29/11/2018 15:35 ASNN – Magnus Karlsen është shpallur të mërkurën “kampion

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv  i Federatës Evropiane

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv i Federatës Evropiane

AlbanianSport.com 08/10/2018 12:45 ASNN – Përtej një paraqitjeje të mirë në aspektin sportiv, sporti

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

AlbanianSport.com 05/10/2018 19:30 ASNN – Që nga data 24 shtator, në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

AlbanianSport.com 29/09/2018 21:15 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi të postuar në profilin e saj zyrtar

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

AlbanianSport.com 28/09/2018 19:40 ASNN – Në Gjeorgji po zhvillohet Olimpiada Botërore e Shahut,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh