AlbanianSport.com 05.10.2015 18:45
ASNN – Leonard Kolani, kandidat për Mjeshtër i FIDE-s, por dhe si i vetmi person që jep lëndën e shahut te shkolla jo publike “Drita e Dijes” ka mbetur i befasuar nga fakti që nuk ka qenë lajmëruar për kursin e trajnerëve të FIDE-s, që zhvilloi bullgarja Stefanova. Madje ai ka qenë trajneri i Vito Denit, Adrian Gurit dhe Zino Veleshnjës në Evropianin e moshave në Poreç.
E Kolani është një zë kundër seleksionimit të atyre që janë zgjedhur për të qenë pjesë e këtij kursi, ndërsa e ka quajtur farsë, teksa ka mbetur i befasuar kur ka mësuar që është zhvilluar ky kurs. Sipas tij vetëm një pjesë e tyre që kanë marrë pjesë në këtë kurs e kanë merituar këtë licencë. “Kam mbetur i zhgënjyer që ky kurs është organizuar në mënyrë tinëzare dhe të turpshme”, – ka thënë ai.
“Jam një shahist që kam fituar disa ture ndërkombëtare dhe jam kandidat për Mjeshtër i FIDE-s, – ka vijuar Kolani. – Jam përzgjedhur si i vetmi person për të dhënë lëndën e shahut në Berat. Dhe persona të tjerë që nuk kanë lidhje me shahun ftohen përpara meje. Për mua kursi i trajnerëve, jo vetëm nga pjesëmarrja, por dhe një shahist nga Berati është fars, sepse kërkonte më shumë cilësi.”