Gjergj Vyshka 06.09.2015 14:35
Kampionati Kombëtar i Shahut për Të Rritur dhe Të Rritura, që është duke u zhvilluar në Qendrën Rinore pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka luajtur turin e 5-të dhe të 6-të për meshkuj dhe të pestin për femra.
Ajo që bie në sy është fakti se është shkëputur Ilir Seitaj, i cili pas 6 raundesh ka 5.5 pikë, ndërsa nga pas ka Paskun me 5 pikë, Ashikun me 4.5 pikë dhe Mehmetin me 4 pikë.
Seitaj dje ka fituar ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejtë si Pasku e Mehmeti dhe duket i sigurt në rrugën e tij drejt titullit. Sikuse dhe Alda Shabanaj për femra, që tashmë ka 4 pikë.
Ka dalë jashtë luftës për titull Gjergji, që është mundur nga Eglantina Shabanaj, ndërsa pretendojnë ende Kërçiku e Tuzi. Përfundimisht Seitaj e Alda Shabanaj duken më pranë titullit kampion, ndërsa kampionati përfundon më 10 shtator.
Kampionati Kombëtar i Shahut
për Të Rritur dhe Të Rritura
Meshkuj
Rezultatet teknike të Turit të 5-të:
Ashiku – Paci 1-0
Mehmeti – Seitaj 0-1
Pasku – Beqiri 1-0
Miço – Bregu 0.5-0.5
Bushi – Rama 0.5-0.5
Disha – Kabo (fiton Disha në tavolinë)
Rezultatet teknike të Turit të 6-të
Paci – Rama 0-1
Disha – Bushi 0.5-0.5
Beqiri – Miço 0-1
Seitaj – Pasku 1-0
Ashiku – Mehmeti 0-1
Bregu – Kapo (fiton Bregu në tavolinë)
Femra
Rezultatet teknike të Turit të pestë:
A. Shabanaj – E. Shqau 1-0
E. Shabanaj – Gjergji 1-0
Shuqja – Tuzi 0-1
Kërçiku – O. Shqau 1-0
Caka pushim