Shah / Seminari i instruktorëve në shkolla, një fillim për vjeljen e talenteve

Share Button

shah-seminari-shkollat-2016

Gjergj Vyshka 12.11.2016 13:50

Seminari i instruktorëve të shahut në shkolla, që ka nisur dje nën drejtimin e Vlad Ungureanus, i cili ka ardhur nën emrin e Federatës Botërore dhe Evropiane, do të jetë fillesë për vjeljen e talenteve për këtë sport. Kështu e ka cilësuar Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar, Erald Dervishi, që ka përshëndetur në ceremoninë e hapjes së seminarit, por njëkohësisht dhe në promovimin e dy librave të shahut për fillestar, një për mësuesit dhe një për nxënësit.

“Do të jetë një element i jashtëzakonshëm për shahun dhe të ardhmen e këtij sporti në vend, po pse jo dhe për fillimin e Akademisë së Shahut. Më pas kemi të drejtën të kërkojmë pse jo dhe kampion bote e kampion Evrope”, ka thënë Dervishi. Por një vlerësim maksimal për këtë seminar të shahut në shkolla ka ardhur nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, sipas të cilës kjo do të përmirësojë dhe më shumë jo vetëm kurrikulën e shkollës, por dhe jetën e vetë fëmijëve.

“Është një projekt ambicioz, atje ku të gjithë e shihnin me spekticizëm, – ka thënë ajo. -Por përfshirja e të gjithë komponentëve, kualifikimi i mësuesve, apo dhe qasja e fëmijëve për t’u marrë me shah, që do të jetë një përmirësim më shumë në jetën e tyre, është një vlerë. Ndaj i falënderoj të gjithë në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”. Ungureanu, që ka ardhur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Shahut të Rumanisë, ka shpërndarë “Mirënjohje” dhe në emër të Federatës Evropiane.

Ato kanë qenë për Erald Dervishin, Elvira Bazen, Majlinda Pilinci, Vladimir Gjonaj dhe Stavri Bellon si kontribuues në nisjen e shahut në shkolla. “Ne e kemi nisur 12 vjet më parë këtë eksperiencë në Rumani dhe është e nevojshme që ta ndajmë atë”, – ka thënë Ungureanu, ndërsa në emër të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka përshëndetur dhe Sekretari i Përgjithshëm, Stavri Bello. Më pas sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci, ka bërë dhe një prezantim të projektit.

Për të gjithë të pranishmit është shpërndarë libri i mësuesit dhe libri i nxënësit që ka ardhur e përkthyer nga shahistët e përvojës si Rozana Gjergji. E deri të dielën Ungureanu do të shpërndajë eksperiencën e tij për të gjithë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40 ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

AlbanianSport.com 28/02/2024 21:20 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi këtë të

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh