Shah / Sekretarja Pilinçi: Kemi ende për të bërë për të ecur përpara

Share Button

FSHSH-logo

Gjergj Vyshka 14.09.2016 10:55

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinçi, nuk e ka cilësuar përfundimin e Olimpiadës një rezultat në “vend-numëro”, edhe pse Shqipëria e katrorëve bardhezi ka shumë për të bërë. “Me ecurinë që ka shahu në gjithë vendet e tjera, – ka thënë Pilinçi duke folur për “Sport Ekspres”-in nga Bakuja, – do të thoja me hapa të mëdha në këto vite, besoj se është rezultat i kënaqshëm. Nëse kohë më parë ishte Bob Fisher që çudiste botën e shahut, sot ka me dhjetëra të rinj të talentuar. Ekipi i tretë i Azerbajxhanit që kishim sot përballë është dëshmi e asaj që unë them dhe ne na ndau nga fitorja vetëm një moment.”

“Nëse do të kishim fituar do të ishim në vendin e 34-tërt dhe do të kishim lënë pas të gjitha skuadrat e Ballkanit, përveç Greqisë, , – ka vijuar ajo. – Pavarësisht nivelit shumë dinjitoz që kanë shahistët tanë të ekipit kombëtar ne kemi akoma për të bërë”. Dhe duke qenë se se Shqipëria më 2018-ën do të jetë organizatore e Kampionatit Botëror të Shkollave dhe të turneut ndërkombëtar të Frankofonisë, atëherë Pilinçi e ka një mendim ndryshe për zhvillim. “Hapi i parë, – thotë ajo, – është fillimi i Akademisë për të cilin jemi vazhdimisht në bisedime e besoj se do të bëhet realitet në kompleksin e ri që do të ndërtohet, atje ku do të jetë dhe një sallë për shahun.”

“Pastaj thelbësore është shahu në shkolla dhe trajnimi i mësuesve, – ka vijuar nr. 2 i organizmit që qeveris katrorët bardhezi në Shqipëri. – Dhënia rëndësi e kampionateve të shkollave dhe licencimi i shahistëve pjesëmarrës në këto veprimtari. Sa për Botërorin e shkollave ne synojmë një pjesëmarrje të mirë me përfaqësuesit e shkollave tona, si dhe trajnim të mësuesve dhe certifikim të tyre nga Federata Botërore e Shahut. Kurse organizimi i turneut të Frankofonisë do të finalizojë dhe bashkëpunimin me shoqatën e Frankofonisë shqiptare dhe futjen e shahut në këto shkolla, në bashkëpunim me ambasadën, si dhe përdorimin e programeve të njehsuara nga FIDE në gjuhën frënge”.

Dhe duke e mbyllur, Pilinçi do të përmendte dhe faktin tjetër se: “Kemi shahistë të pasionuar, që nuk janë profesionistë, por merren me punë të tjera dhe ndjekin ëndrrën”. E thënë ndryshe e kuptuar paq, shahistët në Shqipëri për një zhvillim tjetër duhen trajtuar më mirë e më profesionalisht. Sepse në fund të fundit është sport.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh