Gjergj Vyshka 07.06.2016 16:10
Është Olimpiada e dytë Botërore që Shkëlqim Çela, edhe pse ka licencën ndërkombëtare të trajnerit, nuk zgjidhet trajner i kombëtares së femrave. Madje duke pasur dhe dy përfaqësuese të tij brenda si Bruna Tuzi dhe Suzana Kërçiku.
Dhe në këtë mënyrë, teksa ka gjetur shkelje të statutit të Federatës Shqiptare të Shahut në përzgjedhjen e Aldo Zadrimës jo më këshilltar, por trajner i femrave. “Ky është skandal, sepse kanë nisur pazaret me përzgjedhjen e ekipit kombëtar”, – thotë ai.
“Aldo Zadrima është anëtar i kryesisë dhe, me statut, nuk i lejohet të jetë trajner, – ka vijuar Çela. – Unë që kam dy shahiste si Bruna Tuzi dhe Suzana Kërçiku, madje mund të ishte dhe rezervë Klean Shuqja, nuk zgjidhem.”
“Një qokë e radhës në zgjedhjen e trajnerit të kombëtares, sepse tre anëtarë të kryesisë caktojnë trajner anëtarin tjetër të kryesisë. Ky është skandal”, – ka përfunduar Çela në reagimin e tij për “Sport Ekspres”.
Kështu, shahu e ka tashmë gati kombëtaren e meshkujve dhe të femrave për në Olimpiadën Botërore , që do të mbahet nga data 1, deri më 14 shtator 2016, në Bakú.