Gjergj Vyshka 05.09.2015 12:05
Pas turit të katërt për meshkuj dhe për femra në Kampionatin Kombëtar Individual, që vazhdon të zhvillohet në Qendrën Rinore në Tiranë pranë Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë, Llambi Pasku dhe Alda Shabanaj kryesojnë të vetëm.
Pasku dje ka fituar ndaj Bregut, ndërsa ka bërë përshtypje barazimi mes Ilir Seitajt dhe Franc Ashikut, ashtu sikurse duhet thënë se ka qenë interesante fitorja e Dishës ndaj Timoleo Miços.
Janë kthyer tek suksesi Lorenc Rama dhe Dritan Mehmetit. Tek femrat, pas barazimit mes Bruna Tuzit dhe Eglantina Shabanajt, e pas fitores së Alda Shabanajt ndaj Rozana Gjergji, kemi vetëm një kryesuese të vetëm.
Renditja e femrave është e tillë: A.Shabanaj 3 pikë, E.Shabanaj 2.5 pikë, Kërçiku 2.5 pikë, Tuzi, Gjergji, Caka 2 pikë, Olta Shqau dhe Erisa Shqau 0 pikë. Kështu, Pasku dhe Alda Shabanaj kryesojnë të vetëm pas turit të katërt.
Kampionati Kombëtar Individual i Shahut 2015
Rezultatet teknike të turit të katërt:
Meshkuj:
Paci – Bushi 1-0
Rama – Kabo (fiton Rama në “tavolinë)
Disha – Miço 1-0
Bregu – Pasku 0-1
Beqiri – Mehmeti 0-1
Seitaj – Ashiku 0.5-0.5
Femra:
O. Shqau – Shuqja 0-1
Tuzi – E. Shabanaj 0.5-0.5
Gjergji – A. Shabanaj 0-1
E. Shqau – Caka 0-1
Kërçiku pushim