AlbanianSport.com 28/09/2018 19:40
ASNN – Në Gjeorgji po zhvillohet Olimpiada Botërore e Shahut, ku Shqipëria e ka nisur mbarë. Kështi, Në Batumi të Gjeorgjisë ka nisur Olimpiada e shahut, veprimtaria më e rëndësishëm i sportit të katrorëve bardhezi në botë, me pjesëmarrjen e 150 shteteve për meshkuj dhe po kaq për femra. Në këtë Olimpiadë, përfaqësohet edhe Shqipëria me shahistët e tij më të mirë në të dyja kategoritë, dhe ku Federata Shqiptare e Shahut synon të bëjë një paraqitje të mirë.
Kombëtarja e meshkujve përbëhet nga shahistët Erald Dervishi, Dritan Mehmeti, Llambi Pasku, Franc Ashiku dhe Ilir Seitaj (trajneri i meshkujve është Fatos Muço). Ndërsa kombëtarja e femrave përbëhet nga shahistet Eglantina Shabanaj, Rozana Gjergji, Alda Shabanaj, Bruna Tuzi e Klean Shuqja (trajneri i femrave është Aldo Zadrima). Në duelet e ditës së parë, meshkujt fituan 4-0 ndaj Gujanës, ndërsa në ditën e dytë Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Hungarisë.
Ndërsa femrat, në ditën e parë fituan 3-1 ndaj Porto Rikos, por u mundën 1-3 nga Franca në takimet e ditës së dytë.