Shah / Olimpiada Botëror, femrat e mbyllin të 80-tat midis 140 vendeve

Share Button

shah-olimpiada-azerbajxhan-2016-logo-mbreti

Gjergj Vyshka 14.09.2016 19:15

Fund Olimpiada, Shqipëria s’ndryshon asgjë, është si dy vjet më parë në Tromso. Lëvizin vetëm pozicionet në renditje në shah, ndërsa për djem jemi rritur me tre vende, kurse për vajza një vend, si dhe numrat e fitoreve, barazimeve dhe humbjeve.

Edhe pse e kemi nisur me fitore në tavolinën e parë nga Eglantina Shabanaj, më pas jemi mundur në tre ndeshjet e tjera, teksa kanë humbur njëra pas tjetrës Rozana Gjergji, Alda Shabanaj dhe Bruna Tuzi.

E për rrjedhojë e kemi humbur ndeshjen e fundit me Malin e Zi, 3-1. Për rrjedhojë kemi rrëshqitur 11 vende në renditjen e përgjithshme, ndërsa Shqipëria e femrave, me 10 pikë në 11 ture, e ka përfunduar garën në vendin e 80-të mes 140 pjesëmarrësve.

Në pikë tavoline numërohen gjithsej 20 pikë, që vijnë nga Eglantina Shabanaj, 5 pikë në 10 ndeshje, Rozana Gjergji, 5 pikë në 11 ndeshje, Alda Shabanaj 4 pikë në 10 ndeshje, Bruna Tuzi, 4.5 pikë në 9 ndeshje dhe Suzana Kërçiku, 1.5 pikë në 4 ndeshje.

Përfundimisht Shqipëria e femrave e ka mbyllur me humbje.

 

Olimpiadës Botërore e Shahut

“Baku – Azerbajxhan 2016”

 

Rezultatet teknike të turit të 11-të:

 

Femra

 

Shqipëri – Mali i Zi                                                               1-3

 

Eglantina Shabanaj – Aleksandra Miloviç (F/MN)         1-0

Rozana Gjergji – Tijana Blagojeviç (F/MN)                      0-1

Alda Shabanaj – R.Marija Stojanoviç (F/MN)                 0-1

Bruna Tuzi – Lidija Blagojeviç (F/MF)                              0-1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh