Gjergj Vyshka 21.09.2015 08:45
Sot në Porec të Kroacisë do të nisë Kampionati Evropian i Shahut për Moshat 8-18 vjeç. Dhe për rrjedhojë Shqipëria e katrorëve bardhezi tashmë është gati, ndërsa do të drejtohet në këtë veprimtari nga trajneri i Akademisë së Shahut, Shkëlqim Çela.
Shqipëria do të përfaqësohet për djem nga Timoleo Miço tek Nën-18-vjeçarët me koeficientin ELO 2075, Tedi Shpati në moshën deri në 16-vjeç me koeficientin ELO 1975, Zino Veleshja për Nën-14-vjeçarët me koeficientin ELO 1743, Pirro Marko për Nën-12-vjeçarët me koeficientin ELO 1396, Vito Deni për Nën-19-vjeçarët dhe Adrian Guri për Nën-8-vjeçarët.
Për femra do të jetë Klean Shuqja, e cila do të konkurrojë për Nën-10-vjeçaret, ndërsa koeficientin ELO e ka 1414, si dhe Suzana Kërçiku për Nën-16-vjeçaret, me koeficientin ELO 1530. Në përgjithësi pritet një garë e fortë, e cila nis sot për të përfunduar në ditët e para të tetorit.