Gjergj Vyshka 14.10.2016 07:55
Tri ture përpara përfundimit të Kampionatit Kombëtar Ekipor të Shahut, Naftëtari është konfirmuar si “kampione” e Shqipërisë.
Ka mundur dhe Partizanin, që mund të ishte një rival i rrezikshëm, dhe duke qenë se do të luajë me Akademinë, Veleçikun dhe Valbonën duket se nuk ka më asnjë shans për ta lëshuar vendin e parë.
Në ndeshjet e tjera të ditës së djeshme Elbasani, Butrinti, Roskoveci, Akademia kanë bërë detyrën duke marrë fitoret e tyre të radhës. Kampionati përfundon të dielën.
Kampionati Kombëtar
Ekipor i Shahut – 2016
Rezultatet teknike të turit të 6-të:
Roskoveci – Veleçiku 2.5-1.5
Valbona – Akademia 1-3
Naftëtari – Partizani 3-1
Teuta – Butrinti 1-3
Skrapari – Elbasani 0.5-3.5
Renditja pas 6 turesh:
Naftëtari 12 pikë, Butrinti dhe Elbasani 10 pikë, Roskoveci 8 pikë, Partizani 7 pikë, Skrapari 4 pikë, Teuta dhe Veleçiku 3 pikë, Akademia 2 pikë, Valbona 1 pikë