Shah / Mehmeti, për herë të 5-të “kampion”, Shabanaj, për herë të 12-të

Share Button

Shah-Eglantina-Shabanaj-kampione-2016

Gjergj Vyshka 07.05.2016 15:25

Mbrëmë, në sallën e Qendrës Rinore tek rruga e Kavajës në kryeqytetështë mbyllur Kampionati Kombëtar Individual për Të Rritur dhe Të Rritura në Shah. Dhe Dritan Mehmeti i Butrintit, i cili në 9 ture ka grumbulluar 7 pikë, është shpallur “kampion i Shqipërisë për herë të 5-të.

Një ndeshje e fortë ka qenë dueli i Aleksandër Pacit mes Franc Ashikun, fituar nga shahisti i Veleçikut, i cili me 5.5 pikë ka zënë vendin e 3-të. Kurse në vendin e dytë, po me 5.5 pikë, është renditur shahisti i Elbasanit, Riza Bregu. E të tre këta shahista kanë marrë shpërblimin financiar.

Kështu, vendi i parë e ka pasur çmimin 50,000 lekë, vendi i dytë 30,000 lekë dhe vendi i  tretë 20.000 lekë. Ndërkohë, për femra për herë të 12-të është shpallur “kampione” e Shqipërisë, Eglantina Shabanaj e Partizanit, e cila në 9 ture ka grumbulluar 5.5 pikë. Në fakt, podiumi ka qenë  një dominim familjar.

Kjo pasi në vendin e dytë është renditur kampionia e vitit të kaluar, po shahistja e Partizanit, Alda Shabanaj me 5 pikë, e cila është edhe motra e kampiones së re. Dhe në vendin e 3-të është renditur shahistja e Akademisë së Shahut, Suzana Kërçiku, e cila ka marrë 4.5 pikë.

Sikurse, për të rriturit, edhe për të rriturat, ka pasur shpërblime financiare, të cilat kanë qenë përkatësisht, vendi i parë 30,000 lekë, vendi i dytë, 10,000 lekë dhe vendi i 3-të 10,000 lekë. Tashmë shahu shqiptar bëhet gati për t’u përfaqësuar në Kampionatin Evropian Individual, i cili nis më 11 maj 2016 në Gjakovë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh