AlbanianSport.com 09.11.2014 21:20
Për një javë rresht, në mjediset e Hotel “Bleart” pranë Shkëmbit të Kavajës është zhvilluar turneu i dytë ndërkombëtar në shah, “Durrësi Open”. Pas nëntë turesh, fituesi i këtij turneu është kroati Kozul Zdenko.
Ndërkohë që paraqitjen më të mirë për shqiptarët e ka bërë Erald Dervishi, i cili jo vetëm që ka zënë vendin e pestë, por dhe ka rritur koeficientin e ELO me 2570. Ashtu sikurse dhe Llambi Pasku, që e ka rritur koeficientin ELO në 2322.
Apo dhe Franc Ashiku me 2310, Fatjon Petritaj 2258. Të gjithë të tjerët, edhe për arsye të pozicioneve të këqia, kanë rënie të koeficientit ELO, ndërkohë që për fituesit ka pasur dhe shpërblime në euro.