Gjergj Vyshka 15.12.2016 10:25
Federata Shqiptare e Shahut, më 28 dhjetor, në mjediset e Hotelit “Mondial” në Tiranë do të zhvillojë asamblenë e saj zgjedhore. Bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit dhe të anëtarëve të kryesisë, ndërsa prej gati 5 vjetësh sporti i katrorëve bardhezi është drejtuar nga biznesmeni Rezart Taçi.
Tashmë, të paktën edhe sipas sekretares së përgjithshme të Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci, kandidati për president i propozuar nga klubet është deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, që mban aktualisht dhe pozicionin e Kryetarit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.
Nuk është e rrallë në sportin shqiptar që një kandidat për president të vijë nga fusha e politikës, ndërsa më parë e ka pas bërë tenisi me Edvin Libohovën, por edhe të tjerët. Sidoqoftë, tashmë shahu ka menduar t’i drejtohet politikës për presidentin e saj të ardhshëm për të qenë një federatë më konkurruese.
Dhe është federata e 6-të që hyn në zgjedhje, ndërsa më parë i ka zhvilluar zgjedhjet basketbolli, atletika, noti dhe peshëngritja e të shtunën dhe alpinizmi. Ashtu sikurse më 28 dhjetor dhe Taekuondoja (World).