Gjergj Vyshka 24.12.2014 09:25
Federata Shqiptare e Shahut, nëpërmjet faqes së saj në “Facebook”, ka lajmëruar se viti 2014 do të mbyllet me turneun e blicit, i cili do të zhvillohet të dielën në sallën poshtë tribunës për karshi të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” duke nisur nga ora 09:30.
Me investimin e zëvendëspresidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Besnik Bajraktarin, të paktën kjo dhe sipas sekretares së përgjithshme Majlinda Pilinci, do të ketë dhe çmime në të holla për fituesit.
Fondi i çmimeve është 31,000 lekë të rinjve. Që do të thotë se fituesi i turneut do të marrë çmimin prej 12,000 lekësh të rinj, i dyti 8,000 lekë të rinj, i treti 5,000 lekë të rinj, i katërti 3,000 lekë të rinj, i pesti 2,000 lekë të rinj dhe i gjashti 1,000 lekë të rinj.
Dhe përfundimi i turneut do të shoqërohet më koktej të përbashkët, në mënyrë që komuniteti i shahut t’i uroj njëri-tjetrit Gëzuar Vitin e Ri 2015.