AlbanianSport.com 29/11/2018 15:35
ASNN – Magnus Karlsen është shpallur të mërkurën “kampion i botës” pas 50 orësh në lojën e shahut, ku ka arritur të mundë kundërshtarin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fabiano Karuana.
Duket se ka qenë një lojë tepër e tensionuar, duke sfiduar rekordet, pasi i ka mbajtur të dy konkurrentët për 50 orë në finale për të zbuluar në fund se kush do të arrinte ta fitonte atë.
Pas 3 ndeshjesh me kohë të limituar të zhvilluara dhe të fituara nga Karlsen në këtë kampionat Botëror, në finale nuk kishte ndeshje me kohë të kufizuar për të, gjë e cila e shtyu për shumë orë këtë ndeshje.
Duket se përvoja ka qenë e lodhshme, por në fund gjithçka ia ka vlejtur për shahistin me prejardhje nga Norvegjia, i cili është shpallur “kampioni i ri i botës” në sportin e katrorëve bardhezi.