Gjergj Vyshka 15.04.2016 11:15
Ashtu sikurse është bërë e ditur katër të kualifikuarit direkt në fazën finale të Kampionatit Kombëtar Individual të Shahut, që nisin më 28 prill 2016, ishin Franc Ashiku (kampioni kombëtar i vitit 2015), Ilir Seitaj, Dritan Mehmeti dhe Tedi Shpati (kampionati kombëtar i të rinjve).
Pesë të tjerët, kjo pas përfundimit të turit të 9-të gjysmëfinal, ishin Oltion Vata (8 pikë), Sotiraq Pasku (7 pikë), Lime Mihasi (6.5 pikë), Llambi Pasku (6.5 pikë) dhe Riza Bregu (6.5 pikë).
Për të gjashtin është kërkuar tur shtesë në formë blici: Paci-Draci 1-0 dhe Shkurta-Disha 1-0. E më pas në finale me një takim, Aleksandër Paci ka mundur Xhulio Shkurtën, duke fituar kështu të drejtën për në finale.