Gjergj Vyshka 24.09.2015 17:05
Antoaneta Stefanova ka lindur më 19 prill 1979 në Sofje të Bullgarisë. Më 2002-shin është bërë Mjeshtre e Madhe Ndërkombëtare, ndërsa nga 2004-ra, deri në 2006-n ka qenë “kampione” e botës për femra. Koeficienti “ELO” i saj është 2,499. Për herë mësimet e shahut i ka marrë në moshën 4 vjeç nga i ati, Andon Stefanova.
Më 1989-tën ajo do të ishte “kampione” e botës për moshën 10 vjeç. Më 1992, Stefanova ka qenë në Olimpiadën e saj të parë Botërore në Manila. Ajo u rendit e 4-ta, ndërsa më 1997 mori 7 pikë në dhjetë ndeshje. Ndaj dhe më 2002-in ka marrë titullin Mjeshtre e Madhe Ndërkombëtare.
Më 1998 është në dhjetë shahistet më të mira të botës. Për Bullgarinë në Olimpiada Botërore ka marrë pjesë për herë të parë më 2000. Më 2001 është me pikë të barabarta me vendin e parë në “Andora Open”, kurse më 2002 ka fituar titullin e parë si “kampione” e Evropës.
Ndërkohë më 2002-shin ka fituar Turneun e Shahut Ndërkombëtar në Indonezi e po kështu më 2012-ën është “kampione” e botës për “Rapidin”, ndërsa po këtë vit humbi shansin për të qenë përsëri “kampione” e botës në përballjen me Ana Usheninën. Që nga 2009-tën ka marrë titullin “trajnere” nga Federata Botërore e Shahut e sot është lektore e kursit për trajnerët shqiptarë.