Shah / Franc Ashiku ngjit një tjetër shkallë, tani “Mjeshtër Ndërkombëtar”

Share Button

Gjergj Vyshka 09.01.2017 08:50

Franc Ashiku, që deri në dhjetor 2016 ka pasur titullin Mjeshtër i FIDE-s (Federata Botërore e Shahut), tashmë është me titullin Mjeshtër Ndërkombëtar. Gjithçka e ka arritur falë pjesëmarrjes së tij në turneun ndërkombëtar të Montebelunas në Itali nga data 3 janar, deri më 8 janar. Ai ka zënë vendin e dytë, ndërsa në 10 ture ka grumbulluar 6.5 pikë. Në turin e parë, Ashiku ka barazuar me serbin Miroljub Laziç.

Sërish një tjetër barazim në turin e dytë, këtë herë ndaj malazezit Milan Drashko, i cili, në Kampionatin Ekipor të Shqipërisë, ishte pjesë e Naftëtarit, i cili u shpall dhe “kampion kombëtar” për vitin 2016. Në turin e tretë,ai fiton ndaj kroatit Milan Mrdxha. Në të katërtin, shkodrani shënon barazimin e 3-të, këtë herë ndaj Mjeshtrit të Madh Ndërkombëtar, bullgarit Petar G. Arnaudov.

Në të pestin merr fitoren e dytë, teksa ka mundur bullgarin tjetër, Mjeshtrin e Madh Ndërkombëtar, Vladimir Petkov. Tek i 6-ti, është shënuar një tjetër barazim i shahistit shqiptar me serbin Laziç. Përsëri barazim në të 7-tin, me Milan Drashkon. Shënon fitoren e 3-të në turin e 8-të me kroatin Milan Mrdxha. Në të 9-tin, shkodrani realizon fitoren e 4-t, me Mjeshtrin e Madh Ndërkombëtar, bullgarin Petar G. Arnaudov.

Dhe në të 10-tin është mundur nga bullgari Vladimir Petkov. Pra në këtë turne, që është luajturi me sistemin vajtje-ardhje, Ashiku ka shënuar katër fitore, pesë barazime dhe një humbje dhe në total 6.5 pikë duke u renditur i dyti vetëm një pikë larg mjeshtrit ndërkombëtar, italianit Andrea Stela. Dhe Ashiku, pas Seitajt e Mehmetit, është Mjeshtri i 3-të Ndërkombëtar i shahut shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh