Shah / Franc Ashiku mund Seitajn në “shtesë, shpallet “kampion” (Video)

Share Button

Shah-Ashiku-Seitaj

Gjergj Vyshka 11.09.2015 13:10

U deshën dy ndeshje në sistemin rapid me kohën 15 minuta mes shkodranit dhe Mjeshtrit të FIDE-s, Ilir Seitaj, që të shpallej fituesi i djemve. Në fund fitore e Ashikut 1.5-0.5. Franc Ashiku është kampioni i Shqipërisë në shah për të rritur. Gjithçka ka ndodhur në turin e fundit, atëherë kur një barazim i Ilir Seitajt me Besnik Dishën, ndoshta i pamenduar mirë, por dhe një fitore e Franc Ashikut me Lorenc Ramën i ka vendosur të dy rivalët në pikë të barabarta në renditje.
Dy ndeshje shtesë dhe në fund, pas një rapidi të nxehtë prej 15 minutash, Franc Ashiku jo vetëm që ka fituar 1.5-0.5, por është shpallur “kampion” i Shqipërisë. Ajo që duhet evidentuar është se finalja e rapidit ka pasur një shikueshmëri të madhe jo vetëm të konkurrentëve në kampionat, por dhe të specialistëve të kësaj loje. Të tillë si Erald Dervishi, Fatos Muça, Aldo Zadrima, Kristaq Andoni, etj., kanë qenë të pranishëm në këtë finale.
Kjo finale cila është gjykuar me rreptësi nga ndërkombëtari Elton Babamusta, i cili edhe fletën e shahut të lëvizjeve e ka plotësuar vetë. Në përfundim janë dhënë dhe çmimet për fituesit, ndërsa ato janë shoqëruar me vlera monetare. Për meshkuj “kampioni” i Shqipërisë, Franc Ashiku, ka marrë 50,000 lekë të rinj. Ilir Seitaj në vendin e dytë 40,000 lekë të rinj, Dritan Mehmeti në vendin e tretë 30,000 lekë të rinj, Aleksandër Paci në vendin e katërt 20,000 lekë të rinj dhe Llambi Pasku në vendin e pestë 10,000 lekë.
Po kështu edhe femrat janë shpërblyer në vlera monetare, atje ku Alda Shabanaj si “kampione” e Shqipërisë ka marrë shpërblimin prej 30,000 lekësh të rinj, “nëkampionia” Bruna Tuzi 20,000 lekë dhe Suzana Kërçiku si vend i tretë 10.000 lekë të rinj. Ndërkohë Federata Shqiptare e Shahut ka dhënë dhe “Çertifikatë Mirënjohjeje” për Bruna Tuzin, e cila u rendit në vendin e dytë në Kupën Mesdhetare të mbajtur para disa ditësh, si dhe për Xhuljo Shkurtën, që u rendit i treti.

 

Kampionati Kombëtar Individual i Shahut 2015

 

Meshkuj

 

Rezultatet teknike të turit të 11-të:

 

Miço – Paci 0-1
Bushi – Mehmeti 0-1
Rama – Ashiku 0-1
Disha – Seitaj 0.5-0.5
Bregu – Beqiri (fiton Bregu në “tavolinë)
Pasku pushim

 

Renditja përfundimtare:

Nr. Shahisti Pikë
1. Seitaj 8.5
2. Ashiku 8.5
3. Mehmeti 7
4. Paci 6.5
5. Pasku 6.5
6. Bregu 6
7. Miço 4
8. Rama 3
9. Bushi 1.5
10. Beqiri 1

 

Finalja për titull
(Rapid 15 minuta)

 

Franc Ashiku – Ilir Seitaj 1.5-0.5

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh