Gjergj Vyshka 14.09.2016 15:55
Rozana Gjergji, kandidate mjeshtre për femra, në Olimpiadën e 42-të Botërore të Bakusë ka qenë së bashku me vajzën e saj njëmuajshe Bora. Dhe paraqitja e Gjergjit, e cila ka luajtur në të 11 ture, ka qenë jashtëzakonisht e mirë.
Ajo ka grumbulluar 5 pikë, po aq sa Eglantina Shabanaj, ndërsa të dyja së bashku kanë qenë më të mirat e kombëtares. Me koeficientin ELO 1947, Gjergji që tashmë është e licencuar ndërkombëtarisht dhe si trajnere dhe si gjyqtare, ka më shumë se sa 30 vjet që konkurron në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Është kampione e Shqipërisë 4 herë më 1990, 1991, 2001 dhe 2004. E duke i bërë të dyja njëkohësisht, mama dhe lojtare, Rozana Gjergji, së bashku me vajzën Bora, ka qenë bukuria e kombëtares së femrave në Olimpiadën e 42-të Botërore në Baku.