Shah / Evropiani i moshave, bie Shuqja, të tjerët me fat, 5 fitore & 2 barazime

Share Button

Shah-Evropiani-2015-Porec-Kroaci-salla-tjeter-2015

Gjergj Vyshka 29.09.2015 09:35

Klean Shuqja, shahistja e Shqipërisë në grupmoshën deri në dhjetë vjeç, duket se është lodhur në Kampionatin Evropian të Moshave në Shah, që është duke u zhvilluar në Poreç të Kroacisë. Pikërisht në raundin e shtatë, pas tre fitoreve dhe tre barazimeve, Shuqja ka pësuar humbjen e parë, ndërsa është mundur nga rusja Elena Mikhailina. E duke mbetur kështu në kuotën 4.5 pikë, teksa janë dhe dy ture për t’u luajtur, duket e vështirë që të jetë në vendet e para.

Ndonëse paraqitja e saj mbetet më e mira për Shqipërinë në këtë Evropian. Ndërkohë ka qenë ditë e mbarë për të gjithë të tjerët, ndërsa janë shënuar 5 fitore dhe dy barazime. Në grupmoshën deri 18 vjeç për djem, Timoleo Miço ka fituar ndaj francezit Dilan Vienot, i cili është Mjeshtër i FIDE-s. Më pas tek Nën-14-vjeçarët djem, Zino Veleshnja ka fituar ndaj danezit Nikolai Kistrup. Për të vijuar po kështu me Vito Deni, që tek Nën-10-vjeçarët djem, ka fituar ndaj sllovenit Peter Knavs.

E suksesi ka ardhur dhe Adrian Guri, që për moshën deri në 8 vjeç ka fituar ndaj belgut Pjotr Kapan. Dhe fitorja tjetër është e Suzana Kërçikut, që ka mundur finlandezen Ebeling Mikaela. Sakaq janë dhe dy barazime, Tedi Shpati ndaj italiani Leonardo Renxeti dhe Pirro Marko ndaj rumunit Marian Juravle Mihnea. Pas 7 turesh gjendja e pikëve të shahistëve tanë është si vijon: Klean Shuqja 4.5 pikë, Zino Veleshnja 4 pikë, Timoleo Miço 3.5 pikë, Vito Deni dhe Suzana Kërçiku 3 pikë, Tedi Shpati dhe Pirro Marko 2.5 pikë, Adrian Guri 2 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh