Shah / Dijon Peposhi & Adrian Guri, modestë në grupmoshat e tyre

Share Button

Shah-Evropiani-2015-Porec-Kroaci-salla-tjeter-2015

Gjergj Vyshka 23.06.2016 12:40

Dijon Peposhi, që merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian të shkollave, nuk e ka nisur mirë garën e tij, teksa është mundur nga anglezi Shlok Verna. Më pas ka rikuperuar gjithçka me dy fitore radhazi, fillimisht me rusin V. Kiril Dunaev, dhe, më pas, me turkun Artun Kazim Usta.

Mirëpo nuk ndodh e njëjta gjë me turkun tjetër Egehan Jildiz. Dhe një fitore tjetër me grekun Gkogkolas, për t’u rrëzuar në turin e 6-të përballë rusin Sava Vetokin. Me 3 pikë në 6 ture, Peposhi është në vendin e 11-të. Ndërkaq, në grupin e moshës deri në 9 vjeç, Adrian Guri e ka pasur me shumë luhatje garën e tij.

E ka nisur me humbje përballë turkut Efe Nazim Ozkesin. Më pas ka ardhur një fitore përballë grekut Georgios Tsuknikas, si dhe një barazim me turkun Nuri Tunxhai. Ndërkohë humbja me gjermanin Robert Prieb duket sikur trondit, por fitorja me rusin Aleksei Lushkin ka dhënë shpresë.

Veçse dje është mundur nga rusi Stepan Kalinishev. Kësisoj me 2.5 pikë në 6 ture ndodhet në vendin e 28-të. Përgjithësisht një Evropian shkollash i mirë për shqiptarët, ku dallimin e bën Klean Shuqja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh