Gjergj Vyshka 27.10.2015 13:05
Fundjavën e kaluar, shahu shqiptar ka përfunduar kampionatin ekipor në të cilin kanë marrë pjesë 10 ekipe. Dhe ato ishin Valbona, Partizani, Teuta, Elbasani, Naftëtari, Akademia A dhe B, Roskoveci, Apolonia dhe Butrinti.
E në përfundim të 9 tureve, “kampion” i Shqipërisë është shpallur Butrinti, që në 9 ture ka korrur 9 fitore duke marrë 18 pikë të plota. Gjatë kësaj veprimtarie është zhvilluar dhe kampionati i “Rapid”-it, atje ku “kampion” u shpall Timoleo Miço, i cili grumbulloi 6.5 pikë.
Po kështu është zhvilluar edhe ai i “Blic”-it, atje ku fitues doli Llambi Pasku, që ka grumbulluar 8 pikë. Pra, në përgjithësi, një veprimtari e gjerë i shahut shqiptar me fituesit e rinj Butrintin si ekip, Timoleo Miçon në “Rapid” dhe Llambi Paskun në “Blic”.