Gjergj Vyshka 23.09.2014 13:25
Në Bilbao të Spanjës, nga 13-21 shtator, është zhvilluar Kupa e Kampioneve në shah, atje ku marrë pjesë Butrinti i Sarandës. Në përbërje të skuadrës sarandjote ka qenë Ilir Seitaj, Lime dhe Erald Mihasi, Perikli Kolagji, Murat Mejdini, Fuat Karralliu. Por rezultatet e sarandjotëve, përtej dëshirës, kanë lënë për të dëshiruar, teksa janë renditur në vendin e 51-të mes 52 pjesëmarrësve me vetëm një pikë.
Që do të thotë se kanë marrë 1 barazim dhe gjashtë humbje, kurse në 7 ture në pikë tavolinash janë 14. Në turin e parë ata janë mundur nga lituanezët e Margiris Kauns 0.5-5.5. Më pas janë mundur nga anglezët e “Uajt Rouz”, 2-4. Për të vazhduar me një tjetër humbje në turin e tretë ndaj kampiones së Irlandës, Enis Çes Klab, 2.5-3.5.
Me të njëjtin rezultat janë ndarë dhe me skocezët e Bon Akord. Dhe i vetmi barazim 3-3 ka ardhur ndaj uellsianëve të “Uajt Najts”. Mirëpo një tjetër skuadër uellsiane, këtë herë “Agergavend Çes Klab”, do ta mundte kampionen tonë të katrorëve bardhezi, në shifrat 1.5-4.5.
Dhe në fund vjen dhe humbja me finlandezët e Shakihevolt, 2-4. Shahisti më i mirë ka qenë Ilir Seitaj, që duke qenë dhe në tavolinën e parë, duket se ka grumbulluar pikët më të mëdha të ekipit sarandjot, që ka pasur një paraqitje për t’u zhgënjyer në Kupat e Evropës në shah.