AlbanianSport.com 17/06/2020 17:10
ASNN – Veprimtaritë e UEFA-s në nivel klubesh për sezonin e ardhshëm, atë 2020-2021, Liga e Kampioneve, Liga e Evropës, Liga e Kampioneve të Evropës në futboll për femra dhe Liga e të Rinjve (Youth League) nuk janë të prekur nga kalendari i ri që është prezantuar sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të organizmit që qeveris futbollin kontinental.
Afati përfundimtar për federatat evropiane për të dorëzuar emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në veprimtaritë e sezonit të ardhshëm do të jetë data 3 gusht për UEFA Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës, ndërkohë që në 10 gusht 2020 duhet të dorëzohet emri i skuadrës pjesëmarrëse në Liga e Kampioneve të Evropës në futboll për femra.
Ndeshjet eliminatore të skuadrave shqiptare në Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës do të luhet me një ndeshje të vetem, në ndryshim nga më parë kur luheshin me sistem vajtje-ardhje, me përjashtimin e vetëm për fazën e “play-off”-it të UEFA Ligës së Kampionevem që do të mbetet me sistemin vajtje-ardhje. Shorti do të jetë ai që do të vendosë se kush skuadër do të luajë në stadiumin e tij ndeshjen e vetme.
Kalendari i ri i fazës eliminatore dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:
Liga e Kampioneve 2020-2021
Turi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht 2020
Turi i parë eliminator: 18-19 gusht 2020
Turi i dytë eliminator: 25-26 gusht 2020
Turi i 3-të eliminator: 15-16 shtator 2020
“Play-off”-et: 22/23 & 29/30 shtator 2020
Faza e grupeve: 20/21 & 27/28 tetor, 3 & 24/25 nëntor, 1 & 8/9 dhjetor 2020
Liga e Evropës 2020-2021
Turi paraeliminator: 20 gusht 2020
Turi i parë eliminator: 27 gusht 2020
Turi i dytë eliminator: 17 shtator 2020
Turi i 3-të eliminator: 24 shtator 2020
“Play-off”-et: 1 tetor 2020
Faza e grupeve: 22 & 29 tetor, 5 & 6 nëntor, 3 & 10 dhjetor 200
Shorti për fazën e grupeve të sezonit 2020-2021 të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës do të zhvillohet në Athinë, përkatësisht më 1 dhe 2 tetor 2020.