AlbanianSport.com 06.12.2016 17:10
ASNN – Takimi që ka nisur të luhet në Vlorë, midis Flamurtarit dhe Tiranës dhe që po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, nuk i shpëtoi sindromës së ditëve të fundit të ndërprerjes, për disa minuta, të energjisë elektrike.
Kështu, ndërprerja e energjisë elektrike në mes të një ndeshje futbolli është përsëritur sërish sot në qytetin e Vlorës, ku po luhet përballja mes Flamurtarit dhe Tiranës. Ndërprerja ndodhi në minutat e para të ndeshjes, ndërsa energjia u rikthye pas rreth 6 minutash.
Pak ditë më parë u energjia elektrike u ndërpre edhe në kryeqytet ku po luhej derbi Tirana-Partizani. Më parë, energjia elektrike u ndërpre edhe gjatë finaleve të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra dhe meshkuj, që u luajtën në fund të nëntorit në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.