Serbët: Do t’ua prishim festën shqiptarëve, fitorja, detyrimi për ne

Share Button

Flamuri-top-Serbi-Shqiperi

AlbanianSport.com 07.10.2015 09:10

ASNN – Në kampin serb, një ditë para nisjes për në Tiranë, në konferencë shtypi dolën dje tre lojtarë, konkretisht portieri Vladimir Stojkoviç, si dhe mesfushorët Dushan Tadiç dhe Zoran Tosiç. Të tre ata shprehën angazhimin e skuadrës së tyre për të bërë maksimumin dhe për t’i ndalur shqiptarët në udhëtimin e tyre drejt Euro-2016. “Të tilla ndeshje duhet t’i luash me qetësi dhe mençuri”, – tha portieri Stojkoviç.

“E dimë që shqiptarët janë shumë të motivuar për këtë sfidë, por ne kemi detyrimin por kombin serb dhe për tifozët tanë të luajmë një ndeshje të mirë dhe të synojmë fitoren, – vijoi gardiani i portës serbe. – Puna jonë do të jetë e vështirë pasi në Shqipëri mbizotëron një atmosferë e madhe për këtë sfidë, por ne do të tentojmë t’i ndalim ata të shkojnë në Evropian.”

Në fakt, një pjesë e mirë e futbollistëve serbë e shikojnë thjeshtë si një ndeshje futbolli takimin Shqipëri-Serbi, që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”. Një nga protagonistët e takimit të vitit të kaluar në Beograd, Stefan Mitroviç, më saktë lojtari që u hodh për të kapur “banderolën” tha se do të bënte të njëjtën gjë, por në sfidën e kthimit pret një sjellje korrekte të futbollistëve shqiptarë.

“Përsa i përket banderolës, e kam thënë shumë herë më parë do të sillesha sërish njësoj, – ka theksuar ai. – Me lojtarët shqiptarë që jam takuar gjatë sezonit kemi pasur marrëdhënie korrekte dhe pres që kështu të jetë edhe gjatë ndeshjes.” Ndërkaq, futbollisti tjetër i përfaqësueses serbe, Nenad Tomoviç, thotë se pret provokime, por do të ruajnë qetësinë që të mos ndodhë gjë.

“Sigurisht që mund të priten provokime nga lojtarët e tyre, ndoshta për shkak të saj që ndodhi në Beograd, – ka pohuar serbi. – Mendoj që ata, në ndonjë mënyrë, do të duan të hakmerren, nëse mund ta quajmë kështu. Ndoshta mund të ketë provokime edhe nga jashtë fushe, që të na nervozojnë, por ne duhet të ruajmë qetësinë. Serbia pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” sot në orën 18:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh