Gjergj Vyshka 02.02.2016 22:05
Sebastian Koe, i lindur më 29 shtator 1956, do të bëhej më 2015-ën presidenti i Federatës Botërore të Atletikës në vend të Laminë Diakut. Atleti i shquar i garave gjysmë të mesme 800 dhe 1500 metra, jo vetëm që do të ishte rekordmen i tyre, por do të ishte dhe medalist i artë në disa veprimtari ndërkombëtare.
Ndër rezultatet e tij më të mira të karrierës janë rekordi botëror në 800 metra, 1’41”73, më 10 qershor 1981 në Firence, në 1,500 metra 2’12”18, më 11 korrik 1981, në Oslo dhe në 1 milje, 3’47”33, më 29 gusht 1981 në Bruksel. Është fituesi i dy medaljeve të arta në Lojërat Olimpike në Moskë më 1980 dhe Los Anxhelos më 1984 në garën e 1500 metrave.
Po kështu dy medalje të argjendta në të njëjtat Lojëra Olimpike, tashmë në 800 metra. “kampion bote” në 800 metra në Shtutgart më 1986. “Nënkampion bote” në 800 dhe 1,500 metra në Athinë më 1982 dhe në Shtutgart më 1986. Dhe vendi i tretë në 800 metra në Botërorin e Pragës më 1978.
Ka qenë kryetari i grupit organizator të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike në Londër 2012, ndërsa për bindjet e tij politike është anëtar i Partisë Konservatore në Angli. Mban titullin “Lord” dhe mbetet një figurë e pastër e atletikës botërore.
Intervistën e plotë të Presidentit të Federatës Botërore të Atletikës, Lordit Sebastian Koe, dhënë posaçërisht për AlbanianSport.com (në gjuhën angleze) e dëgjoni duke klikuar në videon e mëposhtme.