Sava Thaka, shtatlartja që çon në Kosovë përvojën e parketeve evropiane

Share Button

AlbanianSport.com 11/11/2020 18:00

ASNN – Ajo bie në sy në çdo fotografi, por dallohet edhe në lojë e kudo që aktivizohet. Shtati prej 197 centimetrash e bën Sava Thakën të veçantë në sportin ku gjatësia ka shumë rëndësi. Korçarja tani është pjesë e volejbollit kosovar, teksa është bërë pjesë e skuadrës së Skenderajt. Tek kjo skuadër, veç shtatlartësisë së saj, ajo ka sjellë edhe cilësinë që ka e që vlerësohet lart, si dhe përvojën e fituar në disa nga kampionatet më të spikatur në botë. Më 15 tetor të këtij viti, KV Skenderaj dha njoftimin e papritur që njëra prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Shqipërisë do të luajë për këtë skuadër në edicionin 2020/2021.

Në verë ishte dhënë lajmi se Sava ka vazhduar kontratën me skuadrën izraelite, Makabi Ashdod. Por, situata me virusin korona vazhdon të ketë ndikim të madh në sport dhe Skenderaj ka shfrytëzuar rastin duke arritur marrëveshje me 28-vjeçaren. “Sava zgjodhi t’i bashkohet Skenderajt përkundër shumë ofertave nga e gjithë Evropa, duke ardhur me qëllimin për ta ndihmuar klubin tonë në arritjen e synimeve”, thuhet në njoftimin e klubit drenicas, që vijonte: “Mirë se vjen Sava dhe faleminderit që zgjodhe KV Skenderajn.” Pas përvojës në Shqipëri, Poloni, Sllovaki e Izrael, Sava po luan për herë të parë në kampionatin e Kosovës dhe prishtmëritë prej saj janë shumë të mëdha.

“Ka qenë një telefonatë e trajnerit Ylli Kadriu që më ofroi si mundësi t’i bashkohesha ekipit të Skenderajt dhe me kënaqësi pranova”, – ka thënë Thaka për mediat e Prishtinës. Në fillim të edicionit, Skenderaj nuk ka arritur rezultatet e synuara, por shtatlarta është optimiste për ditë më të mira. “Ardhja në Kosovë ndodhi pa e planifikuar në fakt, por gjithmonë kam pasur dëshirë t’i bashkohem volejbollit kosovar, – ka rrëfyer korçarja. – Ndodhi këtë sezon. Ne kemi luajtur vazhdimisht ndeshje miqësore me disa nga ekipet e Kosovës dhe me përfaqësuesen po ashtu. Kështu që pak a shumë e kisha një ide për nivelin e volejbollit këtu në Kosovë.”

Pas karrierës në Shqipëri, së fundi te Barleti i Tiranës, Sava në edicionin 2016-2017 luajti për KSZO Ostroviecin në Poloni. Më pas, për një vit ishte te Spiska Nova Ves në Sllovaki. Në edicionin 2018-2019 luajti prapë në Poloni për skuadrën e Vllosllavskit,, ndërsa edicionin pasardhës, 2019-2020 e kaloi te Makabi Ashdod në Izrael. Tek Ashdodi është dalluar me paraqitje të mira, por edhe në Poloni e Sllovaki. Në Izrael, sidomos, kishte shumë pikë të fituara për ndeshje. Kurse te Skenderaj ka ardhur me synim të qartë, teksa thotë: “Dëshira është të fitojmë kampionatin dhe kupën, pse jo. Por, edhe arritja në finale do të ishte rezultat i kënaqshëm.”

Asaj i është bërë pritje e ngrohtë në Skenderaj. “Shumicën e vajzave të Skenderajt, e po ashtu trajnerin, i kam njohur edhe më parë, – thotë qendra e Kombëtares së volejbollit të Shqipërisë. – Kështu që përshtypja e parë mund të përkufizohet si ‘mikpritje e ngrohtë’”. Sava shpreson të ketë ndikim në lojën e Skenderajt dhe në ngritjen e cilësisë në volejbollin kosovar dhe premton maksimumin në secilën ndeshje e secilën stërvitje. Pak sportistë zgjedhin Kosovën për të luajtur në kulm të karrierës, e sidomos nëse kanë përvojë në liga të vlerësuara evropiane.

Por, Sava ka marrë këtë hap në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, kur edhe udhëtimi paraqet sfidë. “Në të gjitha vendet kam kaluar momente të bukura. Por, po e përmend Izraelin, ku kam luajtur së fundi”, ka thënë Sava kur është pyetur për vendin ku ka kaluar më së miri. Sava Thaka ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares kuqezi të rrjetës së vajzave dhe, që prej vitit 2013, është me të rriturat. Ka arritur edhe disa suksese, por pretendon për më shumë. Sava vlerëson nivelin e volejbollit në Shqipërisë, ndërsa thotë se Kombëtarja me gjeneratën e re ka potencial për rritje të mëtejme.

Ajo është mësuar që me shtatlartësinë që ka të bjerë në sy. “Gjatësia natyrisht që ndikon në volejboll, është ndihmë ndonjëherë. Në rrugë njerëzit komentojnë, sidomos kur më shohin për herë të parë. Por, për mua është diçka normale”, – thotë Sava Thaka, njëra prej volejbollisteve më të gjata në histori të volejbollit kosovar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh