Gjergj Vyshka 10.01.2017 14:20
Polonia është ndër shtetet e Evropës Qendrore e Lindore që shquhet për një dimër të ashpër për rrjedhojë. Për rrjedhojë për shkak të acarit që ka pushtuar të gjithë kontinentin tonë, vetëm brenda një dite, janë numëruar dhjetë të vdekur në këtë vend. Dhe Thaka, e cila vjen nga tjetër qytet me klimë të ftohtë si Korça, por jo aq sa Polonia e ka më shumë se sa të vështirë. E pyetur nga Sport Ekspres se jashtë volejbollit çfarë i mundon e ka përgjigjen menjëherë: “Familja ime, shoqëria dhe miqtë e mi. Më mungon çdo gjë nga Shqipëria. Madje dhe klima”. Mundohet ta kalojë me të qeshur, por kur tregon shifrat e temperaturës drithërimat nuk ndalen. “Këtu është super ftohtë. Minus 28 gradë celsius, minus 30 gradë celsius, është tmerr. Lëvizim vetëm me automjete e taksi. Por të paktën kushtet e akomodimit dhe të stërvitjes i kemi optimale dhe sigurisht që kjo është gjë e mirë pëer të gjithë”. E nuk është aspak e ekzagjeruar ajo që Thaka rrëfen. Por së paku përfitimi është se shpejt do të kemi një lojtare të nivelit të lartë në vazhdim për kombëtaren e femrave.