AlbanianSport.com 10.11.2014 22:35
ASNN – Përveç turizmit, një nga prioritet e bashkisë së Sarandës do të jetë edhe zhvillimi i sportit në këtë qytet. Kështu ka premtuar Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Do të ketë investime të mëdha në palestrën e lojërave me dorë, në stadium dhe në zhvillimin e cilësisë së sportit të notit.
Saranda është një nga qytetet më të bukura bregdetare të Shqipërisë, ku prej vitesh turizmi ka qenë një nga prioritetet kryesore të tij. Turistë nga shumë vende të botës vizitojnë qytetin tonë bregdetar jo vetëm për detin dhe bukuritë natyrore që ka, por edhe për vlerat historike që mbart muzeu i Butrintit.
Por sipas kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, përveç turizmit, pjesë e prioriteteve të qytetit do të jetë edhe sporti. Investime të shumta do të bëhen në disa lloje sporti, në not, volejboll, futboll dhe infrastrukturë, ndërsa Butrinti është pretendent për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.