Salah, për të dytin vit radhazi “Lojtari Më i Mirë i Vitit” në Afrikë

Share Button

AlbanianSport.com 09/01/2019 15:50

ASNN – Salah shpallet për të dytin vit radhazi “Lojtari Më i Mirë i Vitit” në Afrikë. Këtë trofe futbollisti egjiptian e fiton për herë të dytë. Paraqitja e tij e shkëlqyer në kampionatin anglez dhe golat e shënuar kanë bërë që ai të marrë më shumë vota se lojtarët e tjerë kandidatë. Kështu, Mohamed Salah është shpallur “Lojtari Afrikan i Vitit”, për të dytin vit radhazi.

Ylli 26-vjeçar i Liverpulit ka lënë pas në garën për këtë titull, Manenë, Gabonin dhe Obamejangun. “Kam ëndërruar të fitoj këtë çmim që kur isha fëmijë dhe tani arrij ta fitoj dy herë rresht, – tha Salahu pasi mori trofeun në Dakar. – Falënderimet e mia shkojnë për familjen time, shokët e ekipit tim dhe dashmarësit e mi. Këtë trofe ia dedikoj atdheut tim, Egjiptit.”

Salahu bëhet kështu egjiptiani i dytë që e fiton këtë çmim pas Mahmud al-Khatibit, i cili në 1983 u votua si futbollisti më i mirë në Afrikë. Suksesi i Salahut ishte parashikuar në fakt, pasi ai vazhdon të shënojë rregullisht për kryesuesit e Premier Ligës. Egjiptiani shënoi 44 gola për Liverpulin në sezonin e kaluar, në të gjitha veprimtaritë ku ka marrë pjesë, ndërsa tani ka shënuar 13 gola.

Për ironi të fatit, Obamejangu dhe Herri Kejni kanë shënuar një gol më shumë, 14, se Salahu. Çmimin e trajnerit më të mirë në Afrikë e mori Hervë Renard, që drejton aktualisht përfaqësuesen e Marokut, ndërsa çmimin si lojtari i ri më i mirë në kategorinë e të rinjve e mori Ahraf Hakimi. Për femra lojtarja më e mirë e Afrikës së Jugut ishte Krestinah Kgatlana.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh