Gjergj Vyshka 09.08.2016 18:55
Sipas Gazzeta dello Sport, nuk është në rrezik medalja e saj e artë. Kosovarja, medalja e parë olimpike e vendit të saj, ka refuzuar një kontroll në qershor të agjencisë franceze dhe tani rrezikon pezullimin, por vetëm atje. E diel e mbushur me emocione dhe shkëlqime për medaljen e parë të artë olimpike në historinë e Kosovës në pjesëmarrjen e saj të parë në Lojërat Olimpike. Por e hënë e mbushur me hije dyshimi ka vënë në diskutim finalen e peshës 52 kg në xhudo, ndërsa Majlinda Kelmendi ka mundur italianen Odetë Xhufrida.
Në fakt, sportistja kosovare në qershor ka shmangur një kontroll të agjencisë së antidopingut francez dhe rrezikon një pezullim nga garat në Francë. Nuk është pra në rrezik medalja e artë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, që do të thotë se në çdo rast mbetet medalja e argjendtë për italianen Xhiufrida. Tentativa për kontroll gjak-urinë ka qenë për t’u bërë më 16 qershor, ndërsa sportistja kosovare ishte duke u stërvitur me kombëtaren e Francës në Sent-Syprien. Kelmendi, nën këshillat e trajnerit të saj Driton Kuka, nuk ka pranuar dhe tani rrezikon problemet në Francë.
Kjo dhe pas shumë polemikash që kanë lindur për rregullsinë e ndërhyrjes së agjencisë, e cila ka hyrë në faqen e internetit të stërvitjes së kombëtares franceze. E në fakt divergjencat dhe një debat i hapur është edhe mes Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe asaj franceze mbi interpretimin që i ka bërë veprimit të saj. E arta është mbi të gjitha atje dhe për histori.