AlbanianSport.com 22/07/2022 20:35
ASNN – Sulmuesi i Bajernit e fiton këtë çmim për herë të dytë. Mané ka fituar “Topin e Artë” për Afrikën për vitin 2022. Edhe njëherë ai ka lënë pas Mohamed Salahun, ish-shokun e tij të skuadrës te Liverpuli. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut e fiton këtë trofe për herë të dytë, pas suksesit në 2019.
Sadio Mané fiton sërish. Ai është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit. Për herë të parë e fitoi kur luante me fanellën e Liverpulit dhe tani si lojtar i Bajernit të Mynihut. Afrika vendosi që të ishte ai lojtari që duhej ta fitonte këtë trofe personal, “Topin e Artë” kontinental për vitin 2022.
Ky trofe rikthehet te Mane pas tre vitesh nga hera e fundit. Ishte viti 2019, në të cilin ish-futbollisti i Liverpulit arriti ta fitonte çmimin më të kërkuar nga futbollistët afrikanë. Atëherë Manésë iu desh të triumfonte në betejën me Mohamed Salahun dhe Rijad Mahrezin.
Edhe këtë vit, ai ka triumfuar ndaj dy rivalëve, Salahut, ish shokut të tij të skuadrës te Liverpuli dhe portierit të Çellsit, Éduard Mendi. Trofeu nuk ndryshon “pronar” që nga viti 2019. Sepse në dy vitet pasardhëse, 2020 e 2021 u anulua për shkak të epidemisë së “Covid-19”.