AlbanianSport.com 27.07.2015 08:50
ASNN – Ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin e Rusisë, Kombëtarja shqiptare do ta luajë me Maqedoninë në 5 shtator të vitit të ardhshëm. Në 6 tetor të 2016-tës Shqipëria do të ndeshet në fushë të huaj me Lihtenshtejnin, ndërsa 3 ditë më vonë në 9 tetor do të presë Spanjën.
Pothuaj një muaj më pas, në 12 nëntor të vitit të ardhshëm kuqëzinjtë e De Biazit do të synojnë fitoren në shtëpi me Izraelin. Pas këtij takimi, ekipet kombëtare do të pushojnë për të rinisur Eliminatoret në pranverën e vitit 2017. Më 24 mars 2017, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë në fushën e kësaj të fundit.
Ndërsa në qershor do të udhëtojë në Izrael për takimin e kthimit. Katër muaj vonë, më 2 shtator të 2017-tës, Shqipëria do të presë Lihtenshejnin dhe 3 ditë më vonë do të luajë ndeshjen e kthimit në Maqedoni. Dy takimet e fundit që duket se do të jenë edhe me vendimtaret për kualifikimin për në Botëror, do të jenë ai i datës 6 tetor në Spanjë dhe 9 tetor në ndeshjen e kthimit me Italinë që u jep fund Eliminatoreve të Botërorit.
Vetëm e para e grupit do të sigurojë kualifikimin direkt për në Botërorin “Rusi 2018″, ndërsa vendi i dytë do të luajë shanset në “play-off”. Duke parë forcën e kundërshtarëve dhe diferencat mes tyre, Shqipëria do të ketë si objektiv vendin e dytë që e çon në “play-off”.
Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit ditën e shtunë, të dielën janë publikuar oraret e plota të të gjitha ndeshjeve. Gjatë vitit 2016, tre nga katër ndeshjet do t’i luajmë në Shqipëri, ndërsa për sfidën e parë me Italinë duhet të presim 2017-n. Kombëtarja shqiptare fillon rrugëtimin drejt Rusisë më 5 tetor kundër Maqedonisë, në njërin prej stadiumeve shqiptare.
Një muaj më vonë do të luajmë në fushë të huaj ndaj Lihtejnshtejnit. Vitin e ardhshëm do të luajmë në shtëpi edhe ndaj Spanjës, saktësisht më 9 tetor, si dhe ndaj Izraelit më 12 nëntor. Sfida e parë më fqinjët përtej “Adriatikut” do të luhet në mars të 2017-tës, në Itali.
Në qershor të të njëjtit vit do të udhëtojmë në Izrael, ndërsa në shtator luajmë në shtëpi me Lihtenshtejnin dhe shkojmë në Maqedoni. Tetori do të jetë muaj “ferri”, pasi më 6 tetor 2017 luajmë në fushë të huaj, kundër Spanjës, ndërsa vetëm tri ditë më vonë rikthehemi për të mirëpritur Italinë.
Botërori “Rusi 2018”
Eliminatoret për Zonën e Evropës
Grupi G
Kalendari i plotë i ndeshjeve:
5 shtator 2016:
Shqipëri – Maqedoni Ora: 20:45
6 tetor 2016:
Lihtenshtejn– Shqipëri Ora: 20:45
9 tetor 2016:
Shqipëri – Spanjë Ora: 20:45
12 nëntor 2016:
Shqipëri – Izrael Ora: 20:45
24 mars 2017:
Itali – Shqipëri Ora: 20:45
11 qershor 2017:
Izrael – Shqipëri Ora: 20:45
2 shtator 2017:
Shqipëri – Lihtenshtejn Ora: 18:00
5 shtator 2017:
Maqedoni – Shqipëri Ora: 20:45
6 tetor 2017:
Spanjë – Shqipëri Ora: 20:45
9 tetor 2017:
Shqipëri – Itali Ora: 20:45