Rumenige: UEFA po mendon që të zhvillohet vetëm në një shtet

Share Button

AlbanianSport.com 21/01/2021 19:10

ASNN – UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë që Kampionatin Evropian ta mbajë në vetëm një shtet këtë verë dhe jo siç ishte planifikuar në disa shtete të kontinentit. Kështu ka deklaruar kreu ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainz Rumenige. Veprimtarie, e cila ende mban emrin “Euro 2020” e që është shtyrë për qershor të këtij viti, është parashikuar të zhvillohet në 12 qytete në Evropë, por Rumenige ka nënvizuar se ky koncept u ideu para shfaqjes së epidemisë së “Covid-19”-ës.

“Nuk duhet ta harrojmë se kjo ide e veçantë e garës erdhi para se të ekzistonte virusi korona dhe ishte nisma e Komisionit Evropian, që donte që futbolli të shfaqej në tërë kontinentin”, – ka thënë ai për gazetën gjermane “Mynshner Merkur/TZ”. Qytetet mikpritëse janë vendosur të jenë Londra, Gllasgou, Dablini, Bilbao, Amsterdami, Kopenhaga, Mynihu, Roma, Shën Pjetërsburgu, Bukureshti, Budapeshti dhe Bakuja. Gjysmëfinalet dhe finalja janë parashikuar të zhvillohen në “Uembli”.

“UEFA bashkë me 12 qytete mikpritëse po punon në 4 skenarë pune për “Euro 2020”-ën, pra, me stadium të mbushur, me 50-100% të kapacitetit me masa të ndryshme lehtësuese, me 20-30% të kapacitetit me masa të ndryshme lehtësuese apo me dyer të mbyllura, – ka thënë ish-futbollisti i njohur gjerman, tashmë drejtues i gjigandes bavareze. – Secili qytet bashkë me UEFA-n do t’i përzgjedhë 2-3 skenarë dhe do të zhvillojnë plane në javët e ardhshme.”

“Vendimi se cili skenar do të aplikohet individualisht në secilin qytet gjatë garës do të merret në muajin mars”, – kanë thënë nga UEFA, sipas Rumeniges. Ndërkohë, Presidenti Aleksandar Çeferin javën e kaluar ka thënë se ka shpresë në programet e vaksinës, duke lëvizur me shpejtësi në qytete të ndryshme mipritëse dhe që do të ishte çelësi për t’i qëndruar planit të parashikuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh