Ruli: Ja Shqipëria në “Nanxhing 2014” sipas meje

Share Button

1410354606-Atletike-Gjergji-Ruli-bust-tamam

Kryetari i komisionit teknik të KOKSH bën analizën e veprimtarisë së të rinjve. Ruli: “Me të gjithë këtë rini që kemi dhe me një infrastrukturë ne e bëjmë garën e BMX”-it. Shqipëria me të mirat dhe të këqijat e saj tashmë është kthyer nga pjesëmarrja në edicionin e dytë të Lojërave Olimpike Rinore “Nanxhing 2014”. Me pesë sportistë, dy prej të cilëve kishin premtuar medalje në Kinë, por dhe me çiklistë, të cilët provuan disiplina që nuk i kanë bërë asnjëherë, kuqezinjtë të paktën e kanë përmbushur misionin e tyre.

Të paktën këtë mendim ka ndarë dje për Gazeta e Sportit, zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gjergji Ruli, i cili është njëkohësisht kryetar i Komisionit Teknik, ndërsa në Nanxhing ka qenë në pozicionin e shefit të misionit. Sipas Rulit, Shqipëria këtë herë ka qenë shumë më mirë se sa në Singapor përpara katër vjetësh, ndërsa asokohe pat lindur dhe një debat i madh mes notares Reni Jani, Federatës Shqiptare të Notit dhe KOKSH, sepse notarja është larguar përpara se të përfundonte aktiviteti.

“Jo vetëm në paraqitje, me një uniformë për t’u pasur zili, por dhe në gara, apo në qëndrimin në fshat ishim shembull, – ka deklaruar ai. – Duhet të dini që këto gara nuk ishin thjesht sport dhe rezultat, por dhe miqësi, solidaritet dhe bashkimi i të rinjve për një qëllim. Në fshat kishte vetëm një portë ku hynin e dilnin të gjithë si një mundësi për t’u takuar me njëri-tjetrin dhe për të lidhur miqësi. Në ditët e fundit, kur misioni ishte përmbushur dhe të rinjtë ishin bërë miq të mirë, portat u hapën të gjitha. Edhe në pjesëmarrje ne ishim shumë herë më mirë se sa në Singapor”, – shtoi Ruli.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë dhe një mbledhje të Komisionit Teknik në KOKSH për një analizë të hollësishme të këtij aktiviteti pas së cilës do të shpërndahen dhe diplomat e mirënjohjes të marra në Kinë. “Ne kemi pasur dhe një takim me drejtorin e përgjithshëm të organizimit të lojërave, atje ku patëm një bashkëbisedim të gjatë për rritjen e bashkëpunimit, – ka theksuar Ruli. – Jo vetëm kaq, por ajo që vumë re ishte infrastruktura moderne, pistat e gjitha me tartan, ndërsa një shtet që i tëri ishte vënë në dispozicion të këtyre lojërave.”

“Që do të thotë se në këtë pikë duhet të nisemi dhe ne për të mirën e sportit në vend”, ka vijuar kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës. Duke u ndalur në analizën e garave, Ruli thotë se sikur sot të ishte si 35 vjet më parë, atëherë kur në 1979 ai do të thyente rekordin kombëtar të kërcimit së gjati me 7.64 metra, në Nanxhing do të ishte kampion Olimpik. “Sepse fituesi i medaljes së artë nuk shkoi më shumë se 7.58 metra, që i bie logjikisht se unë do të isha fituesi i medaljes nëse do të ishte 35 vjet më parë”, – ka rrëfyer Ruli, duke u bërë nostalgjik.

“Përtej kësaj, Suad Bashku ka përmirësuar rezultatin e tij me tre centimetra, kurse Deliu ka bërë rezultat të dobët në 200 metra, – ka vijuar ai. – Në not, Noel Borshi ka përsëritur të njëjtin rezultat që ka pasur dhe në Romë. Në çiklizëm ka nevojë që të ndalemi gjatë, sepse në garat e “mauntën-bajk”-ut, apo dhe të BMX-it, sidomos në atë të kalimit me pengesa kemi garuar me dy çiklistë që janë të garave të rrugës. Atëherë çfarë ndodh? Në Tiranë, apo dhe në periferi të kryeqytetit mund të ndërtohet pista me dhe për garat e çiklizmit në kalimin me pengesa, apo dhe të “mauntën-bajk”-ut.”

“Sepse duhet të jemi të bindur se të rinjtë e sotëm, apo dhe fëmijët, e duan dhe e frekuentojnë një disiplinë të tillë, teksa shpesh i sheh mbi biçikletë nëpër Tiranë. Dhe jeni të bindur që ata, me talentin që kanë, mund dhe duhet të jenë fitues të medaljeve në këtë disiplinë. Pra e kam fjalën që me më shumë impenjim nga instancat shtetërore, të paktën për atë që pamë me sy në Kinë, edhe në Shqipëri mund të bëhen mrekullira dhe më pas të arrijmë ato rezultate që ne duam”, – theksoi ish-atleti.

“Me të mirat dhe të këqijat e veta, përfaqësimi në Kinë duhet konsideruar pozitiv”, – ka përfunduar Ruli, i ardhur të dielën nga Nanxhingu i Kinës.

Rezultatet e Shqipërisë në “Nanxhing 2014”

Çiklizëm

Kros Kauntri
Realdo Ramaliu vendi i katërt 3’20”015
Realdo Ramaliu vendi i 27-të 3’21”049

Kronometër Individuale
Ridion Kopshti vendi i 21-të 5’27”95

BMX
Realdo Ramaliu s’e përfundon garën
Realdo Ramaliu vendi i shtatë 49.846
Realdo Ramaliu vendi i gjashtë 48.580
Realdo Ramaliu vendi i gjashtë 48.316

Kros Kautri Olimpik
Ridion Kopshti katër xhiro prapa

Gara e rrugës
Ridion Kopshti vendi i 17-të 1h37’23”
Realdo Ramaliu vendi i 42-të 1h37’54”

Not

200 m flutur
Noel Borshi vendi i katërt 2’23”13

Atletikë

Kërcim Trehapësh
Suad Bashku vendi i 16-të 13.69 m
Suad Bashku s’e ka nisur garën

200 m
Eneida Deliu vendi i shtatë 27”31
Eneida Deliu s’e nis garën

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh