Gjergj Vyshka 03.02.2017 13:45
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe presidenti i FederatësShqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, kanë hedhur firmat zyrtarisht në memorandumin 3-vjeçar të bashkëpunimit.
Kësisoj pas një ndeshje të kategorisë superiore, ndeshjeve të Kategorisë së Parë në futboll, basketbollit shqiptar, ndeshjeve të Euroligës për meshkuj, MOTO GP-së, Ligës së Evropës në futboll, vjen dhe marrëveshja me volejbollin.
Pa harruar që në periudhën 11, deri më 29 janar 2017 në Rrjetin e RTSH-së është transmetuar dhe Botërori i Hendbollit, apo dhe Botërori i Klubeve në Futboll, si dhe Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
E po kështu kanë qenë edhe Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ndërsa të gjithë këtyre veprimtarive pritet t’u shtohen dhe të tjera, sepse viti 2017 është i ngarkuar në arenën kombëtare e ndërkombëtare me shumë për sport.