AlbanianSport.com 26/01/2019 19:10
ASNN – Shqipëria rënie dramatike në UEFA, Kosova kapërcen 20 vende, Shqipëria humbet 14 vende. Në përditësimin e listës së 55 skuadrave anëtare në UEFA, konstatohet se Shqipëria, nga vendi i 47-të, në sezonin 2016-17 arriti një sezon më pas në vendin e 32-të. Kjo rritje solli përmirësim pikavarazhi dhe imazhi. Por këtë edicion ka një rënie të ndjeshme të renditjes së Shqipërisë, që tani ka rënë me 14 vende.
Dhe tani ndodhet në vendin e 46-të, duke lënë pas vetes vetëm ca mikroshtete. Kosova nga vendi i fundit ka mbërritur në vendin e 32-të, duke përmirësuar plot 23 vende në renditje. Pozicioni kushtëzon dhe numrin e skuadrave që marrin pjesë në Evropë, pra në veprimtaritë e UEFA-s. Edhe këtë edicion Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, një në Ligën e Kampioneve e një në Ligën e Evropës.
Kurse Shqipëria do të marrë pjesë me 4 ekipe, një në Ligën e Kampioneve e 3 në Ligën e Evropës. Kjo falë paraqitjes së mirë të Skënderbeut në vitet e fundit, por edhe renditjes së Shqipërisë në eliminatoret e shkuara të Botërorit 2018. Kjo rënie e Shqipërisë në renditje është e lidhur me dështimin në Ligën e Kombeve, paraqitjen jo në lartësinë e kërkuar të skuadrave shqiptare në veprimtaritë evropiane.
Por edhe mungesen e Skënderbeut në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, që ishte një sezon më parë. Të gjitha këto kanë sjellë një rënie të madhe të renditjes së Shqipërisë në renditjen e UEFA-s.