(Video) Rritet presioni i IOC-së, Kosova i heq Serbisë Botërorin e Aeuronatikës

Share Button

AlbanianSport.com 22/11/2018 15:55

ASNN – Kërcënimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për shtetet që nuk pranojnë sportistët e Kosovës me të drejta të barabarta ka nisur të ketë ndikimin e tij. Javën e kaluar, IOC-ja u shkroi një letër të gjitha federatave ndërkombëtare që të mos u japin organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare shteteve që diskriminojnë sportistët, në këtë rast sportistët e Kosovës për shkak të politikës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës Botërore të Aeronautikës (FAI), të cilët kanë pezulluar të mërkurën Kampionatin Botëror, që parashikohej të mbahej në maj të vitit të ardhshëm në Serbi. “Për shkak të situatës politike mes Serbisë dhe Kosovës dhe politikës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me pjesëmarrjen e delegacioneve sportive dhe atletëve në ngjarjet sportive ndërkombëtare (parimi i autonomisë dhe mosdriskriminimit), Kampionati i 10-të Botëror i Aeronautikës, që do të mbahej në Vrsaç të Serbisë, nga data 15, deri më 25 maj 2019, është pezulluar”, thuhet në njoftimin e presidentit të FAI-it, Stefan Malbos, të publikuar në faqen zyrtare të saj në Internet.

Ndërkohë, Presidenti i Federatës së Aeronautikës së Kosovës, Shkëlqim Krasniqi, ka rrëfyer edhe përpjekjet e FAI-t, që ekipi i Kosovës të pranojë kushtin e garimit pa flamur. “Kam biseduar dje (e martë) në telefon me drejtuesit e FAI-t dhe kanë tentuar që të na bindin të marrim pjesë pa flamur, ose edhe të mos marrim pjesë fare”, – ka thënë ai. “U kemi thënë që nëse nuk marrim pjesë të barabartë me shtetet tjera, do t’ju padisim për diskriminim dhe në fund erdhi lajmi për anulimin e botërorit”, – ka përfunduar Krasniqi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh