AlbanianSport.com 06.10.2014 14:40
ASNN – Ka ngritur sot siparin Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë, i cili vazhdon deri më 11 tetor. Gjatë kësaj veprimtarie madhore, do të zhvillohen 6 etapa, gjatë të cilave çiklistët do të përshkojnë një itinerar prej 679 kilometrash. Gjithça ka nisur sot me 5 xhiro në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një etapë kjo prolog 3.25 km e gjatë.
Veprimtaria më e rëndësishme çiklistike në vend, Rrethi Çiklistik i Shqipërisë ka nisur të hënën me 5 xhiro në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një etapë kjo prolog 3.25 km e gjatë, rrugëtimin e edicionit të tij të 71-të. Duke folur para nisjes për Televizionin Shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka theksuar se pritet një garë e fortë.
Prologu i këtij Rrethi, ku marrin pjesë 53 sportistë që përfaqësojnë 8 skuadra shqiptare dhe 4 të huaja, është fituar nga Stefan Petrovski i Kumanovës, i ndjekur nga Marko Stojanoviçi i Novi Pazarit dhe Paolo Braka i Apolonisë.