Rrapo Taho: Futbolli ynë është rastësor, nuk më tërheqin aspak ndeshjet (III)

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2019 20:15

ASNN – Futbolli shqiptar u trondit javën e kaluar nga një ngjarje e dhunshme e ndodhur në përfundim të ndeshjes Kamza-Laçi, ku zyrtarët dhe tifozët e klubit të Kamzës dhunuan brutalisht gjyqtarin Eldorian Hamiti. Aktet e dhunës ndaj gjyqtarit në fjalë çuan në reagimin e shoqatës së gjyqtarëve që bojkotuan veprimtarinë dhe kërkuan kthimin e policisë në stadiume, një lëvizje të cilës iu bashkua edhe FSHF, e cila ndërpreu garën pa afat në të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.

Kjo çon në zhytjen e futbollit në kaos dhe një paqartësi në rritje, teksa është planifikuar të hënën një tryezë sigurie me kreun e futbollit Duka, ministrin e brendshëm Lleshaj dhe kryeministrin Rama, me shpresën e një zgjidhjeje që të kënaqë palët dhe t’i hapë rrugën rikthimit normal të veprimtarisë. Në lidhje me këto zhvillime, e përditshmja shqiptare, Gazeta “SOT” intervistoi një prej ikonave të futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Rrapo Taho.

Ai shprehu keqardhje për këtë katrahurë që po shoqëron futbollin në vend, duke vënë gishtin tek presidentët e klubeve që nuk sillen mjaftueshëm mirë, si dhe lojtarët grindavecë që ankohen pas çdo vërshëllime të gjyqtarëve. Për Tahon duhet kthyer policia në stadium si masë sigurie, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe pritshmëritë e Kombëtares në prag të eliminatoreve të Euro-2020. Këtë intervistë, AlbanianSport.com jua solli në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

… vijon nga dje

 

– Mos ndoshta këto mangësi lidhen me formimin e dobët të lojtarëve tanë në akademitë e klubeve?

Jo, nuk besoj se është kjo, ne kemi trajnerë shumë të mirë, por nuk kemi lojtarët në nivel cilësor. Unë e thashë pak më lart, futbollit tonë i mungon shpejtësia dhe zhdërvjelltësia në aksione. Është i ngadaltë dhe një pjesë e konsiderueshme e kohës shpenzohet për gjëra koti, me ndërprerje të pakuptimta, vonesa loje të pajustifikuara, grindje me gjyqtarët, etj. Kjo sjell një futboll jo cilësor, nga 90 minuta që zgjat një ndeshje, në kampionatin shqiptar lojë efektive bëhen vetëm 50 minuta, shumë pak krahasuar me kampionatet profesioniste. Është turp ta thuash por këtu ka lojtarë që dalin nga fusha me bluzë të padjersitur. Çfarë futbolli qenka ky? Kjo lojë njeh përparime të jashtëzakonshme në planin tekniko-taktik, për rrjedhojë përgatitja fizike duhet të jetë në lartësinë maksimale. Futbolli ynë është rastësor, nuk më tërheqin aspak ndeshjet, sepse futbollistët nuk kanë qartësi në veprimet e tyre, nuk bëhet një lojë e rrjedhshme për pasojë nuk ka bukuri. Është thjesht futboll rastësor, asgjë më shumë. Nuk shohim një kundërsulm serioz të një skuadre, shumicës së skuadrave nuk u funksionon sulmi, por kjo duhet parë në mos ekipet kanë mangësi në përgatitjen fizike. Që futbolli të jetë më i shpejtë dhe i rrjedhshëm duhet që të ketë përgatitje të fortë fizike e ndoshta kjo mungon tek ne.

 

– Së shpejti nisin eliminatoret e Evropianit. Ne do të përballemi në një grup të vështirë me skuadra të forta. Pas dështimit në Ligën e Kombeve, trajnerit Panuçi këtë herë nuk i falen më gabimet. Në tërësi gjendja e grupit tani është më e mirë, sepse janë kthyer disa titullarë që mungonin për shkak dëmtimi. Çfarë parashikoni në këto eliminatore? Sa shanse ka skuadra jonë?

– Dua të jem, optimist dhe kam kuptuar që edhe Panuçi është optimist. Më pëlqen ky optimizëm i tij dhe dua ta shoh me shpresë skuadrën në këto eliminatore. Natyrisht, asgjë nuk është e lehtë, jemi në një grup të vështirë, me skuadra të vështira. Por shanset për të arritur objektivin ekzistojnë dhe besoj se Panuçi do t’i përkushtohet këtij objektivi. Unë shoh që ai ka nisur të lëvizë, po i ndjek lojtarët në kampionatet ku luajnë dhe ka krijuar një përfytyrim të saktë për futbollistët mbi gjendjen e tyre sportive, pra ai po përpiqet të afrojë lojtarë cilësorë. Mos harrojmë, shumë lojtarë që ai angazhoi më parë ishin rezervë në skuadrat e tyre në kampionatet ku luanin, por tani ka një mundësi zgjedhjeje më shumë. Dhe duke pasur mundësi zgjedhjeje jam i bindur që ai do të seleksionojë elementët e duhur për të përballuar eliminatoret. Mendoj se mund të bëjë një goditje të fortë dhe me goditje nënkuptoj që të kalojmë grupin. Ka shumë që e kritikojnë trajnerin, por unë prirem të besoj se Kristian Panuçi është trajner i aftë dhe do të bëjë gjëra të mëdha me Kombëtaren.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh