Rrapo Taho: Dhuna në stadiume, jo nga gjyqtarët, por nga presidentët e klubeve (I)

Share Button

AlbanianSport.com 09/03/2019 19:20

ASNN – Futbolli shqiptar u trondit javën e kaluar nga një ngjarje e dhunshme e ndodhur në përfundim të ndeshjes Kamza-Laçi, ku zyrtarët dhe tifozët e klubit të Kamzës dhunuan brutalisht gjyqtarin Eldorian Hamiti. Aktet e dhunës ndaj gjyqtarit në fjalë çuan në reagimin e shoqatës së gjyqtarëve që bojkotuan veprimtarinë dhe kërkuan kthimin e policisë në stadiume, një lëvizje të cilës iu bashkua edhe FSHF, e cila ndërpreu garën pa afat në të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.

Kjo çon në zhytjen e futbollit në kaos dhe një paqartësi në rritje, teksa është planifikuar të hënën një tryezë sigurie me kreun e futbollit Duka, ministrin e brendshëm Lleshaj dhe kryeministrin Rama, me shpresën e një zgjidhjeje që të kënaqë palët dhe t’i hapë rrugën rikthimit normal të veprimtarisë. Në lidhje me këto zhvillime, e përditshmja shqiptare, Gazeta “SOT” intervistoi një prej ikonave të futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Rrapo Taho.

Ai shprehu keqardhje për këtë katrahurë që po shoqëron futbollin në vend, duke vënë gishtin tek presidentët e klubeve që nuk sillen mjaftueshëm mirë, si dhe lojtarët grindavecë që ankohen pas çdo vërshëllime të gjyqtarëve. Për Tahon duhet kthyer policia në stadium si masë sigurie, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe pritshmëritë e Kombëtares në prag të eliminatoreve të Euro-2020. Këtë intervistë, AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë.

 

– Kampionati është ndërprerë si pasojë e bojkotit të gjyqtarëve, një veprim i kushtëzuar nga dhuna që plasi në stadiumin e Kamzës. Ka pasur shumë deklarata por thelbi i qëndrimeve të FSHF-së dhe aktorëve të futbollit është kthimi i policisë në stadiume. Si e shihni zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar?

– Futbolli shqiptar po degjeneron. Ngjarjet e fundit na kujtojnë se situata nuk jep optimizëm. Sjellja e drejtuesve të klubeve nuk është normale, do të thosha është ekstremiste. Ky nuk është një futboll normal, por një barbarizëm i paparë, që nuk i bën nder futbollit. Janë sjellje jo normale dhe zhvillime që nuk e ndihmojnë aspak futbollin. Nuk na vjen aspak mirë që ndodhin këto në shtetin tonë dhe këto ngjarje (por edhe të tjera) na vënë në pikëpyetje a do të mund të bëhemi ndonjëherë seriozë dhe profesionistë si bota. Kultura jonë e sjelljes në tërësi dhe e futbollit në veçanti është e dobët. Masat e policisë duhet të merren në përputhje me ligjin. Sporti nuk bëhet me dhunë, por me talent dhe organizim serioz. Kemi kuptuar nga këto ngjarje që rojet private të sigurisë nuk e ruajnë qetësinë në stadiume, shumë prej tyre i bëjnë bisht përgjegjësisë, gjë që duket dhe nga pamjet filmike që janë dhënë. Kuptohet, pesha e rrobës së policisë është vendimtare dhe për këtë arsye duhet të kthehet policia në stadiume. Privatët nuk e bëjnë dot, u vërtetua që s’e bëjnë dot. Nuk janë pjekur kushtet dhe nuk e kemi në stadiumet tona atë kulturë që është e domosdoshme për të parë një futboll normal. Prandaj, jam i shokuar nga pamjet e fundit dhe njëherësh shoh skepticizëm rreth këtij fenomeni.

 

– Duhet të kapim thelbin e problemit. Dhe gishti shkon tek gjyqtarët, vendimet e të cilëve krijojnë përplasje në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Sipas jush, a kanë faj gjyqtarët në këtë histori?

– Nuk janë gjyqtarët që sjellin dhunën në stadiumet tona, por presidentët e kubeve. Unë nuk e vë në dyshim që ka dhe ndonjë gjyqtar që mund të jetë i korruptuar, apo gabime gjyqtarësh që në fund të fundit janë njerëzore, por nxitësit e dhunës janë vetë drejtuesit e klubeve. Ne kemi gjyqtarë shumë të mirë futbolli dhe në tërësi kanë gjykuar mirë, pra nuk duhet etiketuar e keqja me gjyqtarët. Sigurisht, kanë dhe ata fajin e tyre, por ne nuk duhet të lëmë pa përmendur dhe vetë lojtarët, që shkaktojnë dhunë, një pjesë janë grindavecë dhe nuk kanë haberin e profesionalizmit. Ne nuk kemi VAR-in të instaluar këtu dhe jemi të detyruar të pranojmë vendimet që jep gjyqtari dhe jo pas çdo vendimi që jep gjyqtarët duhet ndërprerë loja dhe krijuar tension, prandaj dhe vetë futbollistët janë përcjellës të dhunës. Si përfundim, e parë në tërësi, për mua sjellja e gjyqtarët është korrekte. Mendoj se ka pasur klube që janë penalizuar shumë nga vendimet jo vetëm të gjyqtarëve, por kjo është histori tjetër.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh