AlbanianSport.com 09.05.2015 15:15
ASNN – Sulmuesi portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka treguar edhe një herë se mbetet person i madh jashtë fushave të futbollit. Portugezi ka dhuruar 7 milionë euro për viktimat dhe të prekurit e tërmetit në Nepal, që la të mijëra të vdekur.
Tërmeti në Nepal, ishte më i madhi në 80 vitet e fundit në këtë vend, ku numri i të vdekurve ka arritur gati në 8 mijë persona. Edhe në vitin 2012, Ronaldo kishte dhuruar 1.5 milionë euro për fëmijët në Gaza.
Duket e habitshme sesi Lionel Mesi nuk ka dhuruar ende asgjë për të dëmtuarit dhe të
pastrehët në Nepal, vend që u godit nga një tërmet i fuqishëm e shkatërrues pak ditë më parë.