AlbanianSport.com 17/08/2021 16:35
ASNN – Tami Abraham është lojtari i ri i Romës. “Klubi konfirmon blerjen e futbollistit anglez nga skuadra e Çellsit , me një çmim prej 40 milionë Eurosh, – lexohej në njoftimin zyrtar të shoqërisë verdhekuqe. – Marrëveshja parashikon përveç bonuseve që mund të marrë futbollisti në rast të arritjes së objektivave sportive të Romës dhe një përqindje në rast të shitjes së tij.”
Abraham ka firmosur kontratën deri në 30 qershor 2026, e do të mbajë fanellën me numër 9. “Ky është një klub që meriton të luftojë për tituj, – ka thënë sulmuesi. – Kam patur rastin të fitoj trofe të rëndësishëm dhe synoj të luaj sërish në nivele të tilla ndërkombëtare. Dua ta ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat dhe ta shoh Romën në nivelet ku ajo e meriton të jetë.”
“Është nder të jem numri 9 i këtij klubi dhe mezi prej të zbres në fushë”, – ka thënë Abraham. Megjithë moshën e re, ai ka treguar se është një futbollist i pjekur. Tami ka luajtur mbi 200 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 100 gola, duke fituar tituj të rëndësishëm. Zgjedhja e tij për t’u larguar nga Premier Liga dhe qyteti i tij, tregon se djaloshi beson në sfidën për ta Romën një skuadër konkurruese.
Abraham është blerja e katërt e Romës në këtë merakto vere, pas Rui Patricios, Shomurodovit dhe Matias Vinas.